THIRRJE PËR APLIKIM – EKSPERT INDIVIDUAL

Bëhu pjesë e projektit “RinOn” dhe kontribuo në fuqizimin e të rinjve të Bashkisë Kavajë!

Qendra Education for Change (E4C), në partneritet me Fondacionin Egnatia Alliance, fton ekspertë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:

Ekspert për zhvillimin e Aktivitetit 1 – “Rini aktive në vendimmarrje”

Në kuadër të projektit RinOn, i financuar nga Bashkia Kavajë, eksperti do të angazhohet në hartimin dhe zhvillimin e tre workshopeve që synojnë fuqizimin e të rinjve në pjesëmarrjen qytetare dhe proceset e vendimmarrjes lokale.

Detyrat kryesore:

  • Hartimi i metodologjisë dhe materialeve trajnuese;
  • Përgatitja e axhendave dhe prezantimeve;
  • Facilitimi i tre workshopeve;
  • Mentorimi i grupeve të të rinjve për zhvillimin e nismave advokuese;
  • Dokumentimi dhe raportimi i aktiviteteve.

Kërkesat minimale:

  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Administrim Publik, Juridik ose fusha të ngjashme;
    Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale;
    Eksperiencë në zhvillimin e trajnimeve për të rinjtë;
    Eksperiencë në projekte të financuara nga donatorë dhe në pjesëmarrje qytetare, advokim e qeverisje vendore.

Dokumentet për aplikim:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër interesi;
  • Kopje e kartës së identitetit ose ekstraktit të QKB (nëse aplikohet si subjekt);
  • Oferta financiare sipas formatit të publikuar.

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar në thirrje.

Afati për dërgim: 13 Korrik 2026

Email: [email protected]

📎 Shkarko Termat e Referencës (ToR) dhe Formularin e Ofertës Financiare:https://drive.google.com/file/d/1pmhdsorm-UBVGJezvXplXzTyMhm2OAjA/view?usp=drive_linknciare

#RinOn #EducationForChange #YouthParticipation #YouthEmpowerment #ActiveCitizenship #Kavajë #Advocacy #LocalGovernance #YouthEngagement