THIRRJE PËR APLIKIM – EKSPERT INDIVIDUAL

 Kontribuo në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e nismave advokuese në komunitetin e Kavajës!

Qendra Education for Change (E4C), në partneritet me Fondacionin Egnatia Alliance, shpall thirrjen për aplikim për pozicionin:

Ekspert për krijimin, fuqizimin dhe mbështetjen e tre grupeve informale rinore për nisma advokuese në komunitet

Në kuadër të projektit RinOn, të financuar nga Bashkia Kavajë, eksperti do të angazhohet në krijimin, mentorimin dhe fuqizimin e tre grupeve informale rinore (Grupi Social, Grupi Mjedisor dhe Grupi Sportiv), të cilat do të zhvillojnë nisma advokuese për adresimin e sfidave të komunitetit dhe bashkëpunimin me institucionet vendore.

Detyrat kryesore:

  • Hartimi i metodologjisë së mentorimit;
    Krijimi dhe facilitimi i tre grupeve informale rinore;
    Mentorimi dhe mbështetja e grupeve gjatë gjithë procesit;
    Mbështetja në hartimin e planeve të punës dhe nismave advokuese;
    Organizimi i takimeve koordinuese dhe dokumentimi i procesit;
    Përgatitja e raportit teknik përfundimtar.

Kërkesat minimale:

  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Administrim Publik, Shkenca Politike, Punë Sociale, Zhvillim Komunitar ose fusha të ngjashme;
    Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale;
    Eksperiencë në projekte rinore dhe organizim komunitar;
    Eksperiencë në mentorim, facilitim, pjesëmarrje qytetare dhe advokim.

Dokumentet për aplikim:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër interesi;
  • Kopje të kartës së identitetit ose ekstraktit të QKB (nëse aplikohet si subjekt);
  • Oferta financiare sipas formatit të përcaktuar në Termat e Referencës.

📩 Të gjithë ekspertët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar në thirrje.

Afati për dërgim: 13 Korrik 2026

Email: [email protected]

📎Shkarko Termat e Referencës (ToR) dhe Formularin e Ofertës Financiare.

#RinOn #EducationForChange #YouthParticipation #YouthEmpowerment #ActiveCitizenship #Kavajë #Advocacy #LocalGovernance #YouthEngagement