Kontribuo në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e nismave advokuese në komunitetin e Kavajës!
Qendra Education for Change (E4C), në partneritet me Fondacionin Egnatia Alliance, shpall thirrjen për aplikim për pozicionin:
Ekspert për krijimin, fuqizimin dhe mbështetjen e tre grupeve informale rinore për nisma advokuese në komunitet
Në kuadër të projektit RinOn, të financuar nga Bashkia Kavajë, eksperti do të angazhohet në krijimin, mentorimin dhe fuqizimin e tre grupeve informale rinore (Grupi Social, Grupi Mjedisor dhe Grupi Sportiv), të cilat do të zhvillojnë nisma advokuese për adresimin e sfidave të komunitetit dhe bashkëpunimin me institucionet vendore.
Detyrat kryesore:
- Hartimi i metodologjisë së mentorimit;
Krijimi dhe facilitimi i tre grupeve informale rinore;
Mentorimi dhe mbështetja e grupeve gjatë gjithë procesit;
Mbështetja në hartimin e planeve të punës dhe nismave advokuese;
Organizimi i takimeve koordinuese dhe dokumentimi i procesit;
Përgatitja e raportit teknik përfundimtar.
Kërkesat minimale:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Administrim Publik, Shkenca Politike, Punë Sociale, Zhvillim Komunitar ose fusha të ngjashme;
Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale;
Eksperiencë në projekte rinore dhe organizim komunitar;
Eksperiencë në mentorim, facilitim, pjesëmarrje qytetare dhe advokim.
Dokumentet për aplikim:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër interesi;
- Kopje të kartës së identitetit ose ekstraktit të QKB (nëse aplikohet si subjekt);
- Oferta financiare sipas formatit të përcaktuar në Termat e Referencës.
📩 Të gjithë ekspertët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar në thirrje.
Afati për dërgim: 13 Korrik 2026
Email: [email protected]
📎Shkarko Termat e Referencës (ToR) dhe Formularin e Ofertës Financiare.
#RinOn #EducationForChange #YouthParticipation #YouthEmpowerment #ActiveCitizenship #Kavajë #Advocacy #LocalGovernance #YouthEngagement
