Bëhu pjesë e projektit “RinOn” dhe kontribuo në fuqizimin e të rinjve të Bashkisë Kavajë!
Qendra Education for Change (E4C), në partneritet me Fondacionin Egnatia Alliance, fton ekspertë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:
Ekspert për zhvillimin e Aktivitetit 1 – “Rini aktive në vendimmarrje”
Në kuadër të projektit RinOn, i financuar nga Bashkia Kavajë, eksperti do të angazhohet në hartimin dhe zhvillimin e tre workshopeve që synojnë fuqizimin e të rinjve në pjesëmarrjen qytetare dhe proceset e vendimmarrjes lokale.
Detyrat kryesore:
- Hartimi i metodologjisë dhe materialeve trajnuese;
- Përgatitja e axhendave dhe prezantimeve;
- Facilitimi i tre workshopeve;
- Mentorimi i grupeve të të rinjve për zhvillimin e nismave advokuese;
- Dokumentimi dhe raportimi i aktiviteteve.
Kërkesat minimale:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Administrim Publik, Juridik ose fusha të ngjashme;
Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale;
Eksperiencë në zhvillimin e trajnimeve për të rinjtë;
Eksperiencë në projekte të financuara nga donatorë dhe në pjesëmarrje qytetare, advokim e qeverisje vendore.
Dokumentet për aplikim:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër interesi;
- Kopje e kartës së identitetit ose ekstraktit të QKB (nëse aplikohet si subjekt);
- Oferta financiare sipas formatit të publikuar.
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar në thirrje.
Afati për dërgim: 13 Korrik 2026
Email: [email protected]
📎 Shkarko Termat e Referencës (ToR) dhe Formularin e Ofertës Financiare:https://drive.google.com/file/d/1pmhdsorm-UBVGJezvXplXzTyMhm2OAjA/view?usp=drive_linknciare
#RinOn #EducationForChange #YouthParticipation #YouthEmpowerment #ActiveCitizenship #Kavajë #Advocacy #LocalGovernance #YouthEngagement
